Sulmi në Stockohlm me kamion drejt njerëzve ku mbetën të vdekur tre persona ndërsa u lënduan tetë të tjerë, ngjalli reagime të shumta.
Ndër të tjera, edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi shkroi në rrjetin social “Twitter”.
“Në ndjekje të lajmit shqetësues nga Stockohlmi. Suedia, kampion i lirisë, i të drejtave të njeriut dhe demokracisë gjithmonë do ta mposhtë terrorizimin”, ka shkruar Thaçi.
Deri tani, policia suedeze ka arrestuar vetëm një person të dyshuar.