Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbahet një minutë heshtje për viktimat në Stockholm

Kryeministri i Suedisë Stefan Lofven iu dha mbështetje familjeve që humbën të afërmit e tyre në sulmin me kamion në Stockholm.

Katër persona mbetën të vdekur e 15 të plagosur në qendër të Stockholmit, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

“Ju nuk jeni vetëm, e gjithë Suedia është me ju”, tha Lofven para sheshit ku ishin të pranishëm një numër i madh i njerëzve përfshirë edhe kryetarin e komunës dhe shumica e familjes mbretërore suedeze.

Një minutë heshtje është mbajtur në gjithë vendin.

Artikuj të ngjashëm