Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me anëtarët e saj të cilët u lanë jashtë Kryesisë së kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen ndërkaq sipas tij, për përçarjet trumbetojnë ata që synojnë ta dëmtojnë procesin zgjedhor.
Ai tutje ka shtuar se nuk përçahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre ish- deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm.
E sipas tij, LDK-ja nuk përçahet as në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, kryetari i Komunës.
“Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqija deri edhe te fjalori rrugaç i atyre që këtë e cilësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut”, ka shkruar ai, duke shtuat se të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja.
Sipas tij, të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e parë.
Ai thotë se është i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojnë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parash të vjedhura për ta përçarë LDK-në, por, thotë se ai nuk rrinë, nuk punon dhe nuk shoqërohet me të tillët.
Edhe
Mustafa thotë se besimin për kreun e partisë e merituan shumë veprimtarë të LDK-së
“I shpërfilli”, thotë Mustafa.
Sipas tij, janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t'i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka di ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin.
“Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese. Kam besim në qytetarët tanë”, ka shkruar ai.