Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur delegacionin e FCO të Britanisë së Bashkuar të përbërë nga Shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës si dhe Ambasadori Ruairi O’Connell.
“Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe programin zhvillimor të LDK-së në qeverinë e ardhshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Mustafa e falënderoi delegacionin britanik për kontributin dhe përkrahjen e Britanisë së Bashkuar dhe ambasadës së saj në Kosovë gjatë të gjitha proceseve shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.
-
Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit
-
Mustafa takohet me O’Connellin, “gjendja aktuale në vend e ndërlikuar”
-
Szunyogu konfirmon mbështetjen e BE-së për institucionet e Kosovës, në takim me Mustafën
-
Mustafa e njofton Borrellin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike në vend
-
LDK-ja njofton për takimin me Abbottin, nuk jep detaje