Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me to.
Në një njoftim për media, thuhet se Mustafa ka vlerësuar se “gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politikë për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës”.
Mustafa, sipas njoftimit, ka shprehur përkushtimin e partisë së tij për të thelluar bashkëpunimin me Britaninë e Madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit
-
Mustafa takon ambasadorin Kosnett, bisedojnë për takimet LDK-VV
-
Mustafa flet me britanikët për zgjedhjet e parakohshme
-
Apostolova e O’Connell te Mustafa – kjo e para i kërkon LDK-së “rol konstruktiv”
-
Mustafa dhe O’Connell bisedojnë për nevojën e çuarjes përpara të dialogut Kosovë - Serbi