Pak detaje jep Lidhja Demokratike e Kosovës nga takimet që kryetari i kësaj partie ka pasur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, si dhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.
Sipas zyrës për media të kësaj partie, Mustafa gjatë takimit me Apostolovën diskutoi për situatën aktuale politike në vend.
“Kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi. Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.
E gjithnjë sipas këtij njoftimi, “Apostolova inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”.
Gjatë ditës, për vizitë te Mustafa takoi edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairí O’Connell.
“Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje”.
-
Apostolova inkurajon LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimet në Kosovë
-
Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit
-
Mustafa takohet me O’Connellin, “gjendja aktuale në vend e ndërlikuar”
-
Mustafa dhe O’Connell bisedojnë për nevojën e çuarjes përpara të dialogut Kosovë - Serbi
-
Szunyogu konfirmon mbështetjen e BE-së për institucionet e Kosovës, në takim me Mustafën