Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa, Osmani e Haziri në takim me Kurtin

Foto: Alban Bujari / Koha

Pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, kjo e fundit bashkë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, po zhvillojnë takim me kreun e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Takimi po bëhet në kuadër të përpjekjeve për të bërë koalicion parazgjedhor mes dy subjekteve politike, megjithëse LDK-ja me nomimin e Osmanit duket se nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi po mbahet në njërin nga hotelet në qendër të qytetit.

Në takim është edhe Lutfi Haziri, i cili është vënë në krye të organizimit të fushatës zgjedhore të LDK-së.