Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka konfirmuar takimin Mustafa-Kurti në njërin nga restorantet në Prishtinë.
Haziri ka thënë se po punojnë që të arrihet marrëveshje me Vetëvendosjen.
Ka shtuar se posti i kryeministrit i takon LDK-së dhe ka ftuar këtë subjekt që t’i bashkohet LDK-së, raporton KTV.
“Ne jemi përafru, nuk kemi dallime. Jemi duke punuar ne këtë drejtim. LDK-ja e ka kandidaten e vet për kryeministre, Vjosa Osmanin. Ata defakto e kanë liderin e tyre, Albin Kurtin, që gjithë ka qenë i nominuar i vetëm i LV-së. Kësaj here i themi bashkohuni me ne, me Vjosën ja dalim. Ne po punojmë për bashkim. Besoj se bashkimi po ndodh”, ka thënë Haziri.
Në zyret e LDK-së ka hyrë edhe Korab Sejdiu, i cili ka thënë se është takuar me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin me qëllim siç ka thënë për ta ndihmuar arritjen e koalicionit LDK-LVV.
-
Mustafa, Osmani e Haziri në takim me Kurtin
-
Kurti për marrëveshjen me LDK-në për presidentin: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë
-
Osmani mbetet propozim i LDK-së për presidente
-
Abdixhiku shkon bashkë me Osmanin e Hazirin në takim me Kurtin
-
Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin