Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musliu njofton se do të ngrejë padi ndaj ministrit Peci

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Musliu gjatë debatit që ka pasur me ministrin Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka gjuajtur ministrin me ujë.

Ajo në konferencë për media në oborr të Kuvendit, ka thënë se ministri Peci e ka akuzuar atë si pjesë të krimit të organizuar në Ministri të Bujqësisë. Dhe për këtë arsye ajo do të ngrejë padi ndaj tij.

Musliu ka treguar se çështje e debatit ka qenë tema e anulimit të thirrjes për grante.

Ajo thotë se në raportin që kanë marrë sot arsyeja e anulimit është krejt tjetër krahasuar me atë që po deklaronte ministri.

Edhe Musliu dorëzon padi ndaj Pecit Arbëri Musliu dorëzon padi ndaj Pecit

“Ministri vet deklaronte se anulimi është bërë pasi ka pasur prioritete tjera. E në raport thuhej se është bërë për të parandaluar keqpërdorimin, e që është krejt paragjykuese kjo, pasi ishin caktuar kriteret për aplimi. Ai filloi të fyejë e akuzojë. Për këto çështje që i përmenda dhe fyerjet e akuzat që më drejtoi ministri, sot duke më bërë pjesë e krimit të organizuar, unë do të ngre padi ndaj ministrit Peci e do të mbrojë deri në pafundësi dinjitetin tim si deputete e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Musliu.