Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musliu dorëzon padi ndaj Pecit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, do të dorëzojë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padi për ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

Musliu do të dorëzojë “padi për shpifje”.

Kjo pas debatit që kanë pasur javën e kaluar në Komisionin Parlamentar për Bujqësi.

Musliu ka thënë se Peci do ballafaqohet me të në gjyq për shpifjet ndaj saj.

“Fakti që unë i mbrojë bujqit të cilët Peci i ka gënjyer, kjo i ka penguar. Për shpifjet e tij, ai do të japë llogari në gjyq dhe nuk do të lejoj asnjë formë që ai t’i shpëtojë dënimit të merituar. Ka kaluar koha kur politikanët e papërgjegjshëm si ky, të hedhin akuza”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se gjuajtja me ujë ka qenë formë e protestës ndaj siç i ka quajtur ajo, gënjeshtrave të tij.

Edhe Peci: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj meje, shihemi në gjykatë me zyrtarët e LDK-së Arbëri 3 muaj më parë Peci: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj meje, shihemi në gjykatë me zyrtarët e LDK-së

Musliu ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur pozitë menaxheriale në asnjë institucion dhe nuk ka pasur si të mashtrojë dikë.

Derisa ishin duke diskutuar, Musliu është ngritur nga tavolina duke e quajtur rrugaç, dhe ia ka hedhur edhe gotën me ujë.

“Kjo tema e granteve unë e di që në adresa të caktuara ngjallë edhe nervozë, për shkak se njëri prej tyre je edhe ti (Ganimete Musliut). Me gjuhën që përfaqëson edhe mënyrat që i prezanton temat, e përfaqëson krimin ndaq me e ditë. Ajo pjesa e krimit në Ministri të Bujqësisë ka një mbështetje politike, e këtu po del që ti je njëri prej zyrtarëve me prapavijë”, ka thënë ministri Peci, derisa deputetja Musliu e ka quajtur ‘rrugaç’.