Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se i mbështesin të gjitha kërkesat e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, por ka theksuar se ajo që i ka penguar është se janë futur në grevë pa paralajmërim.
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” hynë në grevë për gati 48 orë këtë javë. Kërkesa e tyre kryesore ishte rritja e pagave. Pas gati dy dite, Komuna arriti marrëveshje me Sindikatën që të rriten pagat për 70 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMusliu ka thënë se menaxhmenti i “Pastrimit” ka menduar se i ka gjërat nën kontroll dhe greva i ka zënë në befasi, pasi sipas tij, është rënë dakord që pagat e tyre të rriten nga muaji prill.
“Gjendja të cilën e kemi trashëguar ka qenë e tmerrshme, makineritë janë të vjetra. Sindikata ka bërë kërkesa edhe në të kaluarën, menaxhmenti ka krijuar një komision dhe ka menduar se i ka gjërat nën kontroll. Kanë rënë dakord që kërkesave të punëtorëve do t’i japim zgjidhje kohë pas kohe. Pagat do të rriteshin nga muaji prill, pra me pagën e prillit. Është menduar se është nën kontroll, dhe kur jemi zgjuar në mëngjes, janë futur në grevë. Na ka penguar forma e grevës pa asnjë paralajmërim, pasi ne i mbështesim kërkesat e tyre”, ka thënë ai në “038” të KTV-së.
Musliu ka thënë se kanë marrë një barrë financiare të madhe siç është inkasimi i faturave të mbeturinave vetëm që “Pastrimi” të ketë stabilitet financiar.
“E kemi marrë një barrë financiare siç është inkasimi i faturave. Qëllimi ka qenë që ‘Pastrimi’ të ketë stabilitet financiar dhe që të mos ndalë shërbimin që të varet nga inkasimi i qytetarëve. Ne për çdo vit ia japim 4 milionë euro ‘Pastrimit’, ndërsa inkasojmë nga qytetarët vetëm 60 për qind të asaj shume”, ka thënë ai.
Musliu ka paralajmëruar se e kanë hartuar një master-plan për menaxhimin e mbeturave. Greva e “Pastrimit”, siç thotë ai, ia ka hapur sytë Komunës që master-plani të mos mbetet vetëm në letër por edhe të fillohet zbatimi i tij. Ka premtuar se me master-plan do të ketë formë tjetër të menaxhimit të mbeturinave.