Arbëri

Musliu: Bashkëshorti i Osmanit më ka kërcënuar me padi, ai po lazdrohet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se përmes një letre nga presidenca, është kërcënuar nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, me padi civile.

Musliu deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Sadriu i kishte dhënë afat asaj të kërkojë falje për deklarimet në media rreth detyrave të tij.

“Më ka ardhur një zarf nga presidentja, letër e pa nënshkruar nga Prindon Sadriu, përmban kërcënim për padi civile. Arsyeja ishte se unë në një prej televizioneve kam thënë se ai është ambasador me korrenspodencë. Kjo ishte çështja që e kishte shqetësuar Prindonin e Vjosës. Në letrën më kishte caktuar afate për të kërkuar falje, ku më pas do të pasonte padia civile. Tani nuk e kuptojë se kujt ia kam dëmtuar imazhin, unë u ndala dhe u mundova ta kuptojë se çfarë është puna e këtij personi”, ka deklaruar ajo.

Musliu ka ofenduar tutje Sadriun, duke thënë se “po lazdrohet, duke iu dukur vetja kushedi se çka”.

Gjithashtu, Deputetja e PDK-së, Floretë Zenjullahu, ka deklaruar se është kërcënuar nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani.

Zenjullahu deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Sadriu kërcënoi atë përmes një letre, pasi kjo foli për pasurinë e familjes së tyre.