Arbëri

Deputetja e PDK-së: Bashkëshorti i presidentes Osmani më ka kërcënuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka deklaruar se është kërcënuar nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani.

Zenjullahu deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Sadriu e kërcënoi atë përmes një letre, pasi kjo kishte folur për pasurinë e familjes së tyre.

“Ai ka marrë guximin që të kërcënojë deputete të Kuvendit të Kosovës, pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe bashkëshortes së tij. Ai ka menduar se përmes kësaj letre kërcënuese mund të frikësohem dhe të hesht”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Zejnullahu shtoi se Sadriu “ka gabuar adresën e personit, që ka menduar ta frikësojë”.

Ajo ka paralajmëruar se do ta padisë për kërcënim Prindon Sadriun.

Ndaj këtyre deklarimeve të Zejnullahut ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dorsa Kica-Xhelili, duke thënë se janë shpifje.