Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, notere të kryeministrit Albin Kurit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Zenullahu ka theksuar se Osmani i urren luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Vjosa Osmani është përçarëse dhe nuk përfaqëson unitetin. Ajo është vetëm notere e Albin Kurtit e zgjedhur në atë pozicion me vota të blera nga Lista Serbe dhe deputetë të tjerë pa integritet dhe dinjitet. Vjosa Osmani ka urrejtje për luftëtarët e UÇK-së, ajo nuk i njeh dhe respekton çlirimtarët dhe themeluesit e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Zejnullahu.
Grupi parlamentar të PDK-së, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të enjten kanë bojkotuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës, me arsyetimin se ajo ka dështuar në përmbushjen e obligimeve të saj kushtetuese.
-
Hoxhaj për presidentin: Ne s’duam të kemi sërish një notere të Kurtit
-
Çitaku i kërkon Osmanit reagim: E mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe?
-
PDK-ja e AAK-ja bojkotojnë adresimin vjetor të Osmanit
-
Deputetët e PDK-së do ta bojkotojnë adresimin e Osmanit në Kuvend
-
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe