Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musa: Situata me kryeprokurorin mund të përsëritet për shkak të inateve KPK-Qeveri-Presidencë

Avokati Skender Musa ka thënë se nuk pret që çështja e kryeprokurorit të shtetit të zgjidhet shpejt.

Në “Interaktiv” të KTV-së ai ka theksuar se me dërgimin në Presidencë të emrit të Blerim Isufajt si kryeprokuror nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të krijohet bllokadë institucionale.

Musa ka deklaruar se krerët shtetërore po ndërhyjnë në pavarësinë e KPK-së.

“Nuk pres ndryshim të situatës sepse nuk pres të ketë ndryshim të qëndrimit të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentes. E kam dëgjuar kryeministrin që ka thënë se ne tre jemi kundër dhe nuk mund të vjen kryeprokurori, është në tërësi në kundërshtim me Kushtetutën, është ndërhyrje e drejtpërdrejt në pavarësinë e KPK-së. Për ta tejkaluar situatën është dashur të hapet konkurs”, ka thënë ai.

Musa ka shtuar se KPK-ja do të mund ta jepte zgjidhjen me shpalljen e konkursit.

Edhe Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale Arbëri Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale

“Duke pasur parasysh situatën dhe inatet që i kanë KPK, Qeveria dhe Presidenca, mund të përsëritet situata e njëjtë sepse nuk po u intereson fort interpretimi i dispozitave kushtetuese e ligjore por arritja e qëllimit. Në aspektin juridik të drejtë ka KPK-ja sepse ai është organ që duhet ta zgjedhë kryeprokurorin, por në këtë situatë KPK ndoshta ka mundur ta gjejë një zgjidhje më adekuate”.

“Duhet të shpallej konkurs që tu hapej rrugë edhe kandidatëve të tjerë, edhe Isufaj ka pasur të drejtë të kandidojë dhe t’i nënshtrohej një vlerësimi më real”.

Ai është shprehur se nuk mendon se presidentja do ta ndryshojë mendimin e saj sa i përket Isufajt, kur nuk e dekretoi për kryeprokuror herën e parë.

Musa ka thënë se secila qeveri mundohet ta ketë njeriun e vet në KPK dhe KGJK si organe kyçe.

Edhe Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit Arbëri Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit

“Secila parti që ka ardhë në pushtet ka tentuar ta marrë kryetarin e KGJK-së dhe kryetarin e KPK-së. Padyshim që janë marrëdhënie shumë të rëndësishme të shtetit, por sa i përket pozitës së kryeprokurorit është pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme sepse nga aty fillon gjithçka dhe secila qeveri është e interesuar që kryeprokurorin ta ketë të vetin që të mos hetohen”.