Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musa: Osmani po i zbaton urdhrat e Kurtit, ka ndërhyrë në Këshillin Prokurorial

Avokati Skender Musa ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërhyrë në pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) duke mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror.

Ai ka deklaruar të mërkurën në “60 Minuta” se Osmani po i zbaton urdhrat e kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se ajo “s’ka mendim të vetin”.

“Presidentja ka ndërhyrë në pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këshilli Prokurorial s’duhet të shkojë me inate politike, por mendoj se duhet të shpallë konkurs të ri dhe të zgjedh kandidatin më të mirë pa paragjykuar a është Blerim Isufaj. Presidentja po i zbaton urdhrat e kryeministrit, s’ka mendim të vetin. Jam i bindur se prapë do të jetë e njëjta bllokadë, ose do të vazhdojë KPK-ja të jetë me ushtrues detyre”, ka thënë Musa.

Sipas avokatit, Këshilli Prokurorial i Kosovës s’duhet të veprojë me inate, por të ofrojë zgjidhje duke shpallur konkurs transparentë dhe t’i evitojë shkeljet që janë evidentuar nga ambasadat e huaja.

Musa ka shtuar më tutje se Osmani s’ka dhënë vendim për dekretim por vetëm njoftim, e kjo sipas tij, ishte e qëllimshme që të mos ketë hapësirë për t’u dërguar procesi në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, duke folur për procesin e vettingut, Musa është shprehur se ekziston rreziku i marrjes së sistemit të drejtësisë nën kontrollin e politikës.

Edhe Musa: Situata me kryeprokurorin mund të përsëritet për shkak të inateve KPK-Qeveri-Presidencë Arbëri Musa: Situata me kryeprokurorin mund të përsëritet për shkak të inateve KPK-Qeveri-Presidencë

“Shumica e juristëve që e kemi përkrahur vettingun, kur kemi parë që ekziston rreziku i marrjes së sistemit të drejtësisë në kontrollin e politikës, të gjithë juristët që s’janë pjesë e KPK-së janë tërhequr nga kërkesa për vetting sepse kemi parë rrezikun që Qeveria të vendosë pushtet mbi sistemin prokurorial”, ka deklaruar ai.

Për avokatin Musa, Qeveria Kurti po synon të nënshtrojë sistemin e drejtësisë.

“Kjo qeveri s’e ka qëllimin të bëjë vettingun çfarë ka nevojë Kosova, por të ndërrohet kjo strukturë dhe të nënshtrohet sistemi i drejtësisë. Kemi një numër të konsiderueshëm të prokurorëve e gjyqtarëve që janë në nivel ndërkombëtarë”, ka thënë ai.