Mbretëria e Spanjës tashmë njeh pasaportat e lëshuara nga Republika e Kosovës si dokumente valide për udhëtim, pavarësisht se si shtet vazhdon të mos e njohë si të pavarur. Vendimi i bërë publik të shtunën ka gëzuar edhe futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqi, që luan te Mallorca në Spanjë.
“Si mos ta dua Spanjën?” ka shkruar ai në rrjete sociale.
Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Schengen. Para disa muajsh ishte thënë se Spanja bën përjashtim pasi nuk i njeh pasaportat e Kosovës. Sidoqoftë, të shtunën u bë e ditur se nga 1 janari Spanja njeh pasaportat, por vazhdon ta ketë qëndrimin mohues ndaj shtetit të Kosovës.
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës.
-
Muriqi në mesin e 50 lojtarëve më të mirë në Evropë
-
Foda konfirmon mungesën e Muriqit: Pas pushimit veror do t’i rikthehet Kosovës në shtator
-
Plot 23 gola nga Muriqi, por çka shkoi keq për Mallorcan?
-
“Marca” shkruan për ndeshjet pa gola të Muriqit
-
Pse Vedat Muriqi është opsion i mirë për Barcelonën?