Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati paralajmëron “konfrontim” të Kurtit me Bidenin

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka paralajmëruar një “konfrontim" mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden. 

“Ende ka shumë për t'u parë. Pa konfrontim me Bidenin nuk shkohet në fazën e ardhshme të shpërfaqjes së egos. Sa për Kosovën, shqiptarët, jetët e çdo qytetari të këtij vendi, veriun e mos të flas për Kosovën Lindore e cila në thelb është interesi ynë jetik, nuk brengoset as një grimë fatkeqësisht. Ato janë vetëm instrumente në funksion të popullizmit dhe egos së "njëshit"”, ka shkruar Murati në Facebook.