Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se në Kosovë tash është momenti i duhur për një qeveri uniteti të përbërë nga krejt partitë politike shqiptare.
Sipas tij, Kosovës i duhet qeveri uniteti për të ndërtuar platformë për bisedime, e që brenda saj do të përmbante edhe Kosovën Lindore.
“Që nga themelimi i kësaj qeverie, forcat politike shqiptare përmes mungesës së vizionit për të ndërtuar një qeveri uniteti, kanë fuqizuar pozicionet e Listës Serbe. Kjo u pa edhe sot, në lojërat aspak parimore në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ky është momenti i duhur për të gjitha partitë politike parlamentare për ta tejkaluar veten dhe për të shkuar drejt një qeverie uniteti e përbërë nga krejt partitë politike shqiptare”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook. “Në këto rrethana kjo qeveri do të duhej ta kishte një mision: hartimin e platformës politike për bisedime me Serbinë dhe përpjekjen për të përmbyllur këto bisedime”.
Ai ka shtuar se në qendër të platformës, LB beson se duhet të jetë parimi i reciprocitetit në të drejta për shqiptarët në Kosovën Lindore me atë të serbëve në tri komunat veriore të Kosovës.
“Zbatimi me konsekuencë i këtij parimi do të çonte edhe në ridefinimin e kufijve në mes të dy popujve dhe shteteve duke u bazuar në vullnetin e tyre në këto pjesë përkatëse”, ka shtuar ai.
Sipas Muratit, “beteja politike në mbrojtje të ‘integritetit territorial’ të Kosovës e në dëm të Kosovës Lindore dhe funksionalizimit të shtetit të Kosovës duhet të pushojë”.
Edhe
Kurti: Nëse s’gjejmë figurë unifikuese, atëherë secili subjekt të propozojë kandidatin e vet
Ai ka thënë se një qeveri e unitetit duke hartuar platformë të përbashkët do të ndërtonte edhe ekipin i cili do të përfaqësonte Kosovën, duke i eliminuar nga ky proces të gjithë ata që nuk e kanë besimin e forcave politike për këtë proces politik.
“Rrugët tjera do të na çojnë në vazhdimin e konflikteve të brendshme, përpjekjen për të fituar poena politik nga situate aktuale, fuqizim të Listës Serbe dhe humbje e rastit që përmes një zgjidhjeje të duhur në bisedime të funksionalizojmë shtetin e Kosovës dhe ta hapim rrugën për bashkimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë në fund Murati.
-
Murati kritikon Vetëvendosjen: Po e ndan shoqërinë në patriotë dhe tradhtarë
-
Surroi: Bashkëpunimi për presidentin të nisë me kriteret për kandidatë, jo me ndarjen e pushtetit qeveritar
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Haziri: Bashkëpunimi mes partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizave politike