Gati 17.000 lehona në Kosovë kanë përfituar deri tani nga 170 euro në muaj në kuadër të shtesave për këtë kategori, ka bërë të ditur të martën ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Murati ka thënë se janë saktësisht 16.700 gra lehona që kanë përfituar nga kjo skemë, e cila ka nisur së zbatuari nga gushti i vitit 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas skemës, lehonat e papuna përfitojnë nga 170 euro për gjashtë muaj radhazi pas lindjes, ndërkaq ato të punësuara përfitojnë nga 170 euro për tre muaj.
Murati po ashtu ka bërë të ditur se sa u përket shtesave për fëmijë, deri tani kanë përfituar 152.500 fëmijë. Fëmijët deri në 2 vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj, ndërkaq ata mbi 2 vjeç i përfitojnë nga 10 euro në muaj.