Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se “prishja” e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kryesisht propagandë me elemente të Beogradit.
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti, e bën euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Kjo ka nxitur reagime nga komuniteti serb që pranon pagesa në dinarë nga Serbia. Ndërkombëtarët, veçanërisht SHBA-ja, i kanë bërë thirrje Qeverisë ta shtyjë vendimin për një periudhë tranzicioni, për të informuar më mirë qytetarët. Por nga Qeveria nuk kanë dhënë shenja do të heqin dorë – megjithëse BQK-ja ka njoftuar se do të ketë afat tre muaj për “edukim dhe informim” të komuniteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdihmës-sekretari i Shtetit amerikan, James O’Brien, ka thënë dje se nuk do ta trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere nëse s’trajtohen njëjtë, duke i bërë thirrje ta tërheqin vendimin për dinarin. Por Murati këmbëngul se Kosova është partnere e përkushtuar.
“Ne jemi partner të përkushtuar dhe i ndajmë të gjitha informatat e nevojshme me ta. Është një vendim i BQK-së i dhjetorit të vitit të kaluar. Ka qenë i planifikuar të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Ne koordinohemi, konsultohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë e mbështesin njëzëri qëllimin që do të arrihet përmes këtij vendimi, i vetmi dallim ka qenë te periudha tranzitore. Këto prishjet e raporteve janë propagandë të elementeve kryesisht nga Beogradi për një çështje që është tërësisht teknike”, ka thënë Murati në konferencë për media të mërkurën.
Ministri i Financave ka fajësuar Prokurorinë Speciale pse s’po forcohet argumenti para ndërkombëtarëve se Serbia me dinarët që i transferonte në Kosovë sponsorizonte edhe grupet terroriste.
“Sepse mungon një aktakuzë. Mungon veprimi i Prokurorisë. Si mund të presim nga partnerët tanë që të kenë urgjencë për sulmin në Banjskë, kur ka institucione në Kosovë që e marrin me shumë qetësi këtë far çështje. Të gjithë po presim që Prokuroria të lëvizë rastin e Banjskës dhe do ta përforconte argumentin tonë”, ka shtuar Murati.