Në mungesë të dëshmitarit të mbrojtur, ka dështuar të mbahet të mërkurën seanca e veçuar kundër njërit ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”, i cili pos për terrorizëm, po përballet me drejtësinë edhe për dhunim.
Duke qenë se kjo seancë është zhvilluar pa prezencën e publikut, “Koha Ditore” ka mësuar nga burimet e saj se dëshmitari i mbrojtur nuk është paraqitur fare në gjykatë.
“Ai, sipas informatave që i kemi, është larguar nga Kosova. Prokurori i rastit, Sylë Hoxha, ka kërkuar nga gjykata që të lëshohet urdhëresë për sjellje me dhunë ndaj tij. Ka mbetur gjykata të vendosë se si do t`ia bëjë më tutje me këtë rast”, ka thënë ky burim.
Për pasojë, seanca është shtyrë për datën 10 shtator, ku pritet të dëgjohen disa ekspertë rreth gjendjes shëndetësore të të akuzuarit tjetër, Murat Jashari.
Në këtë proces gjyqësor, dy ditë më parë ka dëshmuar i dëmtuari avokati Azem Vllasi. Ai ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga ndjekja penale kundër atentatorit të tij, Murat Jashari, me kusht që ai të rrëfejë se kush qëndron prapa tij, shkruan sot më gjerësish Koha Ditore.
-
“Syri i popullit”, dështon seanca fillestare për 10 të akuzuarit për terrorizëm
-
Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin “Syri i Popullit”
-
Vdes Murat Jashari, i njohur në rastin “Syri i Popullit”
-
Murat Jasharit i shqiptohet masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik
-
Jashari: Nuk e kisha për qëllim ta vrisja Vllasin, por vetëm ta plagosja