Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungojnë 112 milionë euro

Lutfi Zharku në fund të mandatit si ministër i Infrastrukturës ndoshta do të duhet të bëjë një “sakrificë” personale.

T’i lutet konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” që të ketë mirëkuptim për pamundësinë e shlyerjes së detyrimeve financiare, sipas dinamikës që është paraparë në kontratën për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e njohur edhe me emrin “Arbër Xhaferi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka konfirmuar se sa gjatë mund të përballojë pagesat, por në Ministrinë e Financave kanë treguar se projekti i autostradës dhe disa të tjerë janë vënë në rrezik për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe pamundësisë së marrjes së disa vendimeve aty, përfshirë edhe rishikimin e buxhetit.

Ndonëse buxheti për vitin 2017 është projektuar të ketë 2 miliardë euro, pra afro 300 milionë më shumë se një vit më parë, “minusi financiar” tash llogaritet të jetë 112 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm