Mungesa e Azem Sylës ka bërë që seanca ndaj tij dhe grupit prej 22 të akuzuarish në rastin “Toka” të shtyhet, raporton KTV .
Fillimisht, seanca u shty për 45 minuta, derisa u përkthyen dokumentet nga spitali ku Syla ishte shtrirë.
Kryetari i trupit gjykues, Petko Petkov, u kthye i vetëm për të kumtuar shtyrjen, derisa shtoi se gjendja e Sylës mund të vërtetohet edhe nga ndonjë mjek ndërkombëtar. Ndërkaq, mediave u është kufizuar xhirimi i këtij rasti, duke e kufizuar atë tash e tutje në vetëm 15 minuta.
Një vendim të tillë, gjyqtari Petkov e ka arsyetuar me respektimin e të drejtës së privatësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dështon gjykimi për rastin “Toka”, mungojnë shumica e të akuzuarve
-
Për pesë orë, në seancë pa media merret në pyetje dëshmitari në rastin “Toka” të Azem Sylës
-
27 muaj pas ngritjes së aktakuzës, gjykata do të nisë shqyrtimin e rastit “Toka” me Azem Sylën
-
Vazhdon gjykimi në rastin “Toka”, arratiset njëri i akuzuar
-
Gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve shtyhet për shtator, mungoi prokurori