Ka përfunduar pa sukses në Bruksel takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik në kuadër të dialogut, të cilin e “lehtëson” Bashkimi Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë e ka pranuar edhe zëdhënësja e BE-së për çështje të Jashtme dhe Zgjerim, Maja Kocijançiq, e cila po ashtu ka rikujtuar palët se përparimi në dialog është i domosdoshëm për procesin e integrimeve evropiane të të dyja palëve.
Temat kryesore në këtë takim, sipas paralajmërimeve nga BE-ja në prag të nisjes së tij të hënën, kanë qenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, energjia, ura mbi lumin Ibër dhe menaxhimi i kufijve.
Delegacioni i Kosovës nuk është prononcuar për gazetarët pas këtij takimi në Bruksel, ndërkohë që gazetarëve serbë u është drejtuar shefi i delegacionit të Beogradit, Marko Gjuriq.
(Tekstin e plotë lexojeni nesër në Koha Ditore)
-
S’ka takim trepalësh, BE-ja vazhdon të insistojë në përparim konkret në dialog
-
Kosova dhe Serbia zhvillojnë një tjetër takim në nivel ekspertësh
-
Takimet në Bruksel për protagonizëm individësh dhe jo për strategji shtetërore
-
Dialogu treditor Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka përparim
-
Bisedimet teknike do të pasohen me takimin Thaçi – Vuçiq