Komisioni Europian njoftoi sot se nuk ka pasur përparim në dialogun treditor në Bruksel, ndërmjet Prishtinës e Beogradit, transmeton Koha.net.
Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të dy palëve që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, meqë përparimi në normalizimin e marrëdhënieve përbën elementin vendimtar në rrugën europiane të tyre, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse Bashkimit Europian.
Delegacionet e Kosovës e të Serbisë i kanë udhëhequr shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Avni Arifi, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ata kanë biseduar për zbatimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, energjinë, për Urën mbi Ibër në Mitrovicë dhe lëvizjen e lirë, transmeton Koha.net.
Brukseli nuk ka bërë të ditur se kur do të zhvillohen bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik.
-
S’ka takim trepalësh, BE-ja vazhdon të insistojë në përparim konkret në dialog
-
Mungesa e progresit në dialog nuk ndikon në takimin Thaçi-Vuçiq
-
Dialogu i Brukselit, sot për Asociacionin dhe Urën e Mitrovicës
-
Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa tema në dialog
-
BE-ja ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progresin në dialog