Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar që të mërkurën do të bllokohet rruga “UÇK” dhe prapa teatrit e edhe hyrjet te Komuna dhe Qeveria.
“Nesër protesta do të vazhdojë me radikalizmi. Do të bllokohen rrugët në të dyja anët. Pra nëse nuk veprohet sot e nuk dalin mjetet financiare”, ka thënë Ilmi Gashi nga “Trafiku Urban”, raportoi Ekonomia Online.
Shkëmb Manaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë të martën në mëngjes se ende nuk janë alokuar 28 milionë eurot nga Ministria e Financave, si të hyra vetanake të komunës për të cilat u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme të enjten.
“Jo ende nuk është realizuar procesi i alokimit të mjeteve financiare nga Ministria e Financave tek Komuna e Prishtinës! Jemi në pritje të alokimit të buxhetit!” ka thënë Manaj për KOHËN.
-
Komuna e Prishtinës: Ende s’janë alokuar mjetet nga Ministria e Financave
-
Komuna e Prishtinës nis pagesat e borxheve ndaj Trafikut dhe privatëve
-
Transportuesit privatë dhe ata të Trafikut Urban sonte vendosin nëse kthehen në punë nesër
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe sot
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe të hënën