Nga 29 premtime sa ka bërë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë mandatit 4 vjeçar, ka arritur t’i realizojë 14 prej tyre.
Ndonëse për çdo vit, buxheti për infrastrukturë është rritur, shumë lagje në Komunën e Prizrenit kanë mungesë të ujit të pijes, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFatmir Kastrati banor i Lagjes “2 Korriku” në këtë qytet, njëherësh edhe asamblist në Kuvendin komunal të Prizrenit thotë se ka 17 vjet që kjo çështje diskutohet në asamble por ende s’ka ndonjë rezultat konkret.
Për opozitën, suksesi apo mos suksesi i qeverisjes së kryetarit të Komunës së Prizrenit nuk matet me numrin e premtimeve të realizuara por me numrin e aktakuzave që kanë zyrtarët institucional.
Për të gjitha këto, kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka gjetur kohë të flas.