Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se me sulmet që ndodhën të dielën në veri të Kosovës, ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, është bllokuar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, perspektiva evropiane dhe se palët janë më shumë të larguara.
Muhaxhiri të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se me zhvillimet e fundit janë shkatërruar të gjitha investimet që janë bërë në të kaluarën në dialog.
Sipas tij thirrjet e ndërkombëtareve për t’u rikthyer në dialog tani, janë naive dhe të pashije.
“Kjo që ndodhi dje ishte tejkalim iu vijave të kuqe, sepse deri më tani jemi afruar te vijat e kuqe, por ato nuk janë kaluar as nga ana e Policisë së Kosovës as nga ana e serbëve, ka pasur sulme, ka pasur ndonjë lëndim, por nuk ka pasur vrasje, me vdekjen e një personi, një zyrtari policor ndryshon çdo gjë, nuk mund të kthehemi në pozicionin e mëhershëm, prandaj thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për t’u rikthyer në tavolinën e bisedimeve janë naive dhe të pashije”, ka theksuar Muhaxhiri.
Sipas tij në procesin e dialogut duhet të ketë një pauzë.
“Është sulm ndaj integritetit tonë shtetëror, duhet të kalojë një kohë, nuk është koha tash për bisedime, duhet edhe Lajçaku edhe gjithë të tjerët, ata do të donin që menjëherë të fillonte dialogu, por nuk është koha, duhet të ketë një pauzë”, është shprehur Muhaxhiri, duke shtuar se mendon që efektivisht dialogu për këtë vit ka përfunduar.
-
Këshilltari i Kurtit: 24 shtatori duhet të jetë pikë reflektimi në dialog
-
Hoxhaj: Suksesi i policisë të përkthehet në fitore diplomatike, të sanksionohet Serbia
-
Kërkohet formatizimi i dialogut
-
Abazoviq pas sulmit në veri: Tragjedi, të provohet pajtimi
-
Situata në veri të Kosovës “mobilizon” Perëndimin