Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH: Rrezikohet seriozisht furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues nga lista esenciale

Buxheti i alokuar për Programin farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë dedikuar për furnizim të institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për vitin 2021, është 5,550,000.00 euro, ndërsa ai i vitit 2020 ka qenë 11,476,913.90 euro, ka njoftuar MSH-ja.

Bazuar në të dhënat, vlerësohet se vijueshmëria e furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht.

Sipas njoftimit, Lista Esenciale për furnizim të nivelit primar numëron gjithsej 282 artikuj prej të cilëve “206 janë barna, ndërsa 76 material shpenzues”.

“Numri momental i kontratave të nënshkruara për barna është 24, apo shprehur në përqindje 11.65 %. Numri momental i kontratave të nënshkruara për material shpenzues është 12, apo shprehur në përqindje 15.79 %. Numri i artikujve që Ministria e Shëndetësisë momentalisht i ka në dispozicion është 109, apo shprehur në përqindje 38.6 %”, njoftoi MSH.

Bazuar në të dhënat, MSH-ja thotë se “qëndrueshmëria e artikujve që MSH ka në dispozicion (109) për shumë artikuj është jo më e madhe se gjashtë muaj (do të shpenzohen brenda kësaj periudhe)”.

Edhe Ka buxhet, por s’ka barna Arbëri Ka buxhet, por s’ka barna

“Bazuar në këto të dhëna, vlerësohet se vijueshmëria e furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht”, njoftoi MSH-ja përmes një komunikate.