Arbëri

Afro 14 milionë euro më pak për blerjen e barnave më 2021

Afro 14 milionë euro më pak për blerjen e barnave më 2021
 

Një nga kategoritë ku më së shumti është prekur buxheti është shëndetësia, sidomos ajo për blerjen e barnave esenciale. Përveç SHSKUK-së që ka rreth 9 milionë më pak se që ka kërkuar, buxheti në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë për këtë kategori është zvogëluar për afro 5 milionë euro. MSH-ja e ka lënë të hapur mundësinë që për këtë kategori buxheti të rishikohet në qershorin e vitit 2021

Prishtinë, 25 janar - Afro 9 milionë euro më pak sesa kërkesa janë paraparë në buxhetin e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSKUK) për blerjen e barnave të Listës esenciale për vitin 2021.