Prishtinë, 6 prill - Ne iniciativë të tij, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, priti sot në një takim informues anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim ai i njoftoi ata me zhvillimet aktuale në shëndetësi, hapat e ndërmarrë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, plotësimin e legjislacionit aktual dhe tema të tjera me interes nga shëndetësia.
Nga MSh është kërkuar mbështetja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit, për realizimin e hapave legjislativë që lidhen me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Gjithashtu, në takim, janë diskutuar edhe tema të tjera lidhur me punësimin e specialistëve dhe kategorive të tjera të profesionistëve në shëndetësi; çështje që lidhen me Inspektoratin Shëndetësor dhe të tjera.
-
Përgatitje për themelimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor
-
Britania e Madhe interesuar për shëndetësinë Kosovës
-
Qeveria shqyrton emërimin e Bordit të Fondit për Sigurime Shëndetësore
-
Zemaj synon “hartimin” e ligjit që ekziston tash e 6 vjet
-
Komisioni për Shëndetësi kërkon mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës