Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës njofton familjarët e pacientëve me fibrozë cistike dhe qytetarët tjerë, se ka pranuar një donacion prej 55.300 kapsulave të produktit Pancreatin (Creon), që do të mundësojnë furnizimin e pacientëve me Fibrozë Cistike për disa muaj të ardhshëm.
Sipas MSH-së, sasia prej 55.300 creon (në doza të 10.000 dhe të 25.000 njësive) është deponuar në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së dhe do t’u jepet pacientëve sipas protokolleve të trajtimit nga klinika përkatëse e QKUK-së.
“Kjo sasi e produktit Creon është donacioni i fondacionit “Project Hope” nga SHBA, përkatësisht Zyra Regjionale e fondacionit në Shkup”, përfundon njoftimi.
Fibroza Cistike është sëmundje gjenetike e pashërueshme, e cila prek të gjitha organet e brendshme. Në 10 mijë fëmijë të lindur në botë, katër prej tyre lindin me Fibrozë Cistike.
-
Shteti s’ua siguron pacientëve me fibrozë cistike barin e listës esenciale
-
Nëpërmjet protestës kërkohet “dora” e shtetit për të sëmurët me fibrozë cistike
-
Shoqata për Fibrozë Cistike mban protestë para MSH-së, i premtohet zgjidhje
-
1,500 euro terapia mujore - e papërballueshme për të sëmurët me fibrozë cistike
-
Mungesë e barnave për fëmijët me fibrozë cistike