Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Sipas njoftimit, lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për t’u vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme.
Sipas njoftimit, në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarave në terren afër 900 qytetarë.
“Vaksinimi do të vazhdojë në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor. Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet në njoftim.
-
7 ekipe mobile në 7 qytete të Kosovës për vaksinim anti-Covid
-
Të mërkurën organizohet ekip mobil i vaksinimit te “Xhevdet Doda” në Prishtinë
-
Pavarësisht zbutjes së kritereve, as 100 doza të vaksinës s’u administruan gjatë së shtunës
-
Ekipe mobile për të vaksinuar qytetarët edhe në qendra tregtare
-
Vetëm 8 gjakovarë u vaksinuan nga ekipi mobil