Skënder Reçica, Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marrë vendim për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit nga MPMS, ky komision do të jetë i përbërë prej specialistëve të kualifikuar dhe të dëshmuar të fushave mjekësore.
"Pjesë e këtij komisioni do të jenë, në cilësinë e vëzhguesit, dhe nga një përfaqësues i ZÇKL-UÇK, një i KMDLNJ-së si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të UÇK-së", thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
OVL e UÇK-së e pakënaqur me komisionin mjekësor
-
Nënshkruhet marrëveshja për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së
-
Qeveria ndan afro 600 mijë euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së
-
Qeveria ndan 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta
-
MPMS do ligj gjithëpërfshirës në të cilin avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara