Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në një takim Alessandra Roccasalvo, u.d përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë.
Reçica dhe Roccasalvo biseduan rreth planit të punës dhe prioriteteve të MPMS-së për vitin 2019, njofton MPMS përmes një komunikate për media.
Gjithashtu, në takim u diskutua rreth projekteve të përbashkëta të MPMS-së dhe UNDP-së për këtë vit.
Reçica tha se projektet në masat aktive të tregut të punës mes UNDP-së dhe MPMS-së kanë treguar rezultate të prekshme për çka shprehi falënderimet për përkrahje të vazhdueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
UNDP e gatshme të mbështesë edhe më tutje MPB-në e Kosovës
-
Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit midis UNDP-së dhe MPB-së
-
MPMS dhe qeveria finlandeze diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar
-
Marrëveshje mes MPMS-së e “World Visionit” për mbrojtjen e fëmijëve
-
Banka Botërore konfirmon mbështetjen e reformave të MPMS-së