Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPMS dhe “Down Syndrome Kosova” me ujdi për trajnim profesional

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosova”, për mbajtjen e trajnimeve profesionale për të rinjtë me Sindromën Down në qendrat e aftësimit profesional në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë vizitës në ambientet e kësaj shoqate u shpreh se një marrëveshje e tillë ka qenë obligim moral dhe ligjor me qëllim që kjo kategori të gëzojë jetë më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u zotua se do jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe se kjo marrëveshje sipas tij synon që personat me Down Syndrome t’i sjell më afër tregut të punës.

“Projekti ka të bëjë që ne si ministri nëpërmjet qendrave të aftësimit profesional të iu krijojmë mundësi këtyre kategorive dhe këtyre qytetarëve tanë që të jenë sa më afër tregut të punës përmes trajnimeve profesionale që në qendrat e arsimit profesional në kuadër të Punës dhe Mirëqenies Sociale që ne po synojmë do të jenë në shërbim të këtyre kategorive që këta qytetar tanë të jenë sa më afër tregut të punës”, tha ai.

Drejtoresha e Shoqatës "Down Syndrome Kosova", Sebahate Hajdini -Beqiri tha se ky projekt ka të bëjë me fuqizimin e personave me Syndromin Down drejt punësimit.

Sipas saj përveç trajnimeve profesionale në qendrat e arsimit profesional, pjesë e këtij projekti do jetë edhe hulumtimi i tregut të punës me qëllim të krijimit të mundësisë për punësim për këta persona.

“Jemi fokusuar në tri regjione, në regjionin e Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit ku brenda qendrave të aftësimit profesional do të iu jepet hapësirë personave me Syndrom Down për trajnim dhe aftësim profesional, gjithashtu hap i dytë i këtij projekti do të jetë hulumtimi i tregut të punës, të gjithë këta persona që do jenë pjesë e këtyre trajnimeve ne si shoqatë do të fillojmë bashkëpunim edhe me institucionet publike dhe me ato private për të krijuar mundësi punësimi për personat me Syndrom Down”, u shpreh ajo.

Ajo tha se do krijojmë programe brenda qendrave për aftësim profesional që do ndihmojnë aftësimin dhe trajnimin për personat me Syndromin Down.

Kurse, Andi Hoxha maturant në shkollën e mesme “Përparimi”, i cili punon në një kafiteri në kryeqytet është shprehur i kënaqur me mundësinë që iu jepet personave me Syndrome Down për shkollim dhe punësim

“Po shumë mirë hapësira, shkollën jam Përparimi, mbarova shkollën e mesme, tash jam maturant, në fakultet jo hala edhe pak, puna është shumë e mirë, ma shumë qesin kafe, çaj, qe do ditë“, tha ai.