Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar në veri.
Ajo ka thënë se situata gatisa nuk përfundoi me përplasje. I ka bërë thirrje SHBA-së dhe BE-së që të ndalojnë “së inkurajuari radikalët e Prishtinës”.
“Zhvillimi i ngjarjeve në veri të Kosovës shkakton shqetësim serioz, ku për shkak të përpjekjeve të Prishtinës, rasti përpak sa nuk përfundoi me përplasje. I bëjmë thirrje SHBA-së dhe BE-së që të ndalojnë së inkurajuari radikalët e Prishtinës, të ndalojnë provokimet kundër serbëve të Kosovës dhe Beogradit”, thuhet në postimin e zëdhënëses së MPJ-së së Rusisë, Maria Zakharova në Twitter.
Edhe gjatë trazirave të së dielës, Rusia i kishte dhënë përkrahje Serbisë.
Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi në fund Rusinë për këtë përkrahje.
Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës të nisur më 24 shkurt.
-
Rusia fajëson SHBA-në e BE-në për tensionet në Kosovë
-
Rusia flet për tensionet në veri, e fajëson Kosovën dhe SHBA-në
-
Rusia i jep përkrahje Serbisë: Shqiptarët qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën
-
Rusia për tensionet në veri: Kosova po provokon përplasje të hapur
-
Ndërkombëtarët kërkojnë që veprimet në veri të mos rrezikojnë shërbimet për qytetarët