Rusia të shtunën ka kritikuar SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Rusia po shikon e shqetësuar situatën në veri.
“Ne dënojmë fuqishëm këto hapa provokues të Prishtinës, që e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejtë sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është plotësisht te SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian”, ka thënë Zakharova, raporton agjencia “Reuters”.
Zakharova ka thënë se “qortimet ndaj Kosovës nga ndërmjetësuesit perëndimor erdhën tepër vonë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia flet për tensionet në veri, e fajëson Kosovën dhe SHBA-në
-
Rusia flet për mundësinë e një “konflikti të shkallës së gjerë” në Kosovë
-
MPJ e Rusisë: Shkaku i përpjekjeve të Prishtinës rasti desh përfundoi me përplasje
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Lavrov: SHBA-ja e gatshme ta shikojë “esencën e problemit”