Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur sot një delegacion nga Gjermania, në krye me zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, njëherësh euro-deputetin gjerman, Rainer Wieland.
Siç thuhet në njoftimin për media, gjatë takimit u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për trajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që kontribuojnë në administratën publike.
Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Po ashtu ministri Veliu veçoi luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.
Ndërsa euro-deputeti, z. Wieland, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane.
Ai ndau përvoja nga fusha e arsimit, luftimit të korrupsionit, ngritja e kapaciteteve të administratës dhe çështje tjera me rëndësi për shtetin tonë.
-
Ministri i Brendshëm mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me Misionin e EULEX-it
-
Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare e liberalizimi, temë diskutimi mes Veliut e Heldtit
-
Bislimi: Gjermania, një nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës
-
Veliu shkon për të raportuar në komisionin për Administratë Publike
-
Veliu priti ambasadorin e BE-së në Kosovë, prioritet thekson luftimin e korrupsionit e të krimit