Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka takuar të martën deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, ku ka deklaruar se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës.
Bislimi në këtë takim shtoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Gjermanisë vijojnë e thellohen në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët strategjik.
“Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës”, tha ai.
Në takim është diskutuar edhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së.
“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin”, shtoi ai.
Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian.
-
Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë
-
Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave
-
Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta
-
Osmani: Gjermania mbetet aleatja kyç
-
Bislimi në takim me ambasadoren holandeze kërkon të hiqen masat e BE-së