Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi Heldtin për prioritetet e Ministrisë gjatë këtij mandati përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.
Veliu poashtu e falënderoj ambasadorin Heldt për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkrahjen e madhe që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese.
Ministri Veliu theksoi rëndësinë e madhe që Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në Kosovë përfshirë krimet ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit.
Siç njofton kumtesa, Veliu vlerësoi se është lajm tejet i rëndësishëm për hapat që do të ndërmirren për njohjen e patent shoferëve për të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani dhe shtetet tjera në zonën Shengen.
Edhe
MPBAP mbështetet në bashkëpunimin me Gjermaninë në luftimin e krimit e të korrupsionit
Ambasadori Heldt, fillimisht i uroi detyrën e re ministrit Veliu dhe theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një prej mbështetësve kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
-
Veliu optimist që së shpejti do të ketë marrëveshje për njohje të patentë-shoferëve nga Gjermania
-
Kurti: Procesi i Berlinit, mundësia më e mirë për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Ambasadori gjerman në Kosovë: Të gjendet zgjidhje e shpejtë për vizat
-
Sveçla: Jemi në fazën finale të njohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania