Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB vlerëson lart kontributin e Caritasit për riintegrimin e të kthyerve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka pritur sot një delegacion të Caritasit Zviceran, i prirë nga z.Daniel Bronkal, drejtor rajonal për Ballkanin Prëndimor.

Njoftimi për media thekson ata diskutuan për bashkëpunimin që ka MPB-ja, përmes Departamentit për riintegrim e personave të riatdhesuar me Caritasin dhe projektet e përbashkët që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Në veçanti u fol rreth projektit: “Kthimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes integrimit socio-ekonomik”. Ky projekt është shumë i rëndësishëm sa i përket trajtimit të personave të riatdhesuar, u tha.

Zëvendësministri Zeka shprehu gatishmërinë e MPB-së që ky projekt të realizohet në afat sa më të shkurtër së bashku me Caritasin Zviceran, që është pjesë e projektit.

Në këtë takim u vlerësua se angazhimet e donatorëve dhe njerëzve profesionistë kanë ndihmuar Departamentin e riintegrimit në shtetin e Kosovës.