Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me riga lokale shiu. Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 14-18 gradë celsius e maksimalet mes 20-24 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK-ja.