Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.