Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 7-11 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.
Instituti të dielën publikoi parashikimin e motit edhe për gjatë gjithë javës.