Arbëri

Moti në Kosovë për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të hënën do të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Siç njoftoi IHMK-ja të dielën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 7-11 gradë.

Sipas Institutit, të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 8-11 gradë.

“Të mërkurën, mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë celsius. Të enjten, mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja tutje njoftoi se moti të premten do të jetë afërsisht i ngjashëm me të enjtes.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit”, njoftoi tutje.