Të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimin e motit për pesë ditët mund ta lexoni këtu.