Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 0-2 gradë celsius, e maksimalet mes 13-15 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK.
