Arbëri

Moti sot, i ftohtë e me ngrica

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot i ftohtë. Mëngjesi dhe nata parashihen me ngrica, andaj apelohet te drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.